Categories Lajme

Incidenti në restorantin e Mihal Kokëdhimës! Sa të sigurtë ndihen turistët në Shqipëri

Videoja që tregon incidentin e Mihal Kokëdhimës, pronarit të një lokali në Porto Palermo me një familje turistësh spanjoll është përhapur me shpejtësi mes turistëve dhe mediave iberike. Por ajo që përshkruhet si Histori e çmendur, nuk e ka cënuar imazhin që të tjerë turistë spanjollë kanë krijuar për Shqipërinë. Pranë të njejtit vend ku nisi historia, një turist spanjoll thotë se në Shqipëri është ndjerë i sigurtë dhe i mirëpritur.

“Ndjehem super i sigurtë dhe super i mirëpritur. Njerëz të keqinj ka kudo, njerëzit nuk duhet të kenë frikë të vizitojnë Shqipërinë. Besoj se atë ditë ata ishin në vendin e gabuar dhe patën fat të keq.Hasën në një njeri të pasjellëshëm që sic duket e ka humbur arsyen. Kemi qenë në Tepelenë e Gjirokastër më parë, çdo gjë ka qenë perfekte, nuk kemi hasur në asnjë problem” Tabela me shkrim dore tregon se lokali tashmë është bllokuar.

Grupe turistësh të huaj që ende nuk kanë mësuar për incidentin kërkojnë aty për shërbim, ndërsa më pas i drejtohen plazhit publik. Ata që kanë ditë që qëndrojnë në Porto Palermo, apo të tjerë që e vizituar më herët janë të pakënaqur me shërbimin dhe etikën, qëndrim që e kanë shprehur edhe në komentet online.

Ndërsa kjo turiste nga Italia e mbërritur këtë të hënë, thotë se shërbimi është problem edhe në zona të tjera të bregdetit “Edhe ne kemi qenë të pafat, dhe kemi perjetuar një eksperiencë jo të mirë në Ksamil, ku sherbimi e sjellja e stafit nuk ishte e mirë. Por natyra është e bukur dhe na pëlqen shumë këtu.” Incidenti shkaktoi reagime të forta dhe zemërim për cilësinë e shërbimit në sektorin e turizimit, ku bukuritë natyrore tërheqin pushues, por këto fenomene mund ti bëjnë të mendohen dy herë për tu rikthyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME