Categories Lajme

Infektohen dy mjekë dhe një fëmijë katër vjeçar në Elbasan (Detaje)

Koronavirusi vazhdon të përhapjet me shpejtësi në qytetet të ndryshme të vendit. Në të gjithë Shqipërinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar sot 82 raste të reja nga rreth 400 tampone që janë realizuar në 24 orë. Pesë raste të reja janë shënuar në qytetin e Elbasanit, ku pas mbylljes së pavijonit të Gjinekologjisë, COVID-19 është përhapur dhe tek bluzat e bardha, por ka prekur gjithashtu dhe një fëmijë. Korrespondentja e “Panorama” në Elbasan, raporton se ndër raste e reja është ai i infektimit të një mjeku reanimator, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19.

Fatkeqësisht veç mjekut kanë rezultuar të prekur edhe familjarët e tij. Pozitiv ndaj testit kanë rezultuar dhe bashkëshortja dhe vajza e mjekut në Elbasan. Dyshohet se infektimi i mjekut ka ardhur si rezultat i kontaktit që ka patur me maminë e repartit gjinekologjik, ku disa ditë më parë u infektuan dy punonjëse të këtij pavijoni.

Po ashtu ndër rastet e konfirmuara ditën e sotme rezulton të jetë dhe një mjek pediatër, për të cilin ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku prekjes nga COVID-19.Ndërkohë që raportohet se mes të prekurve është dhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare./ Panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME