Categories Lajme

Informonte kriminelët, gjykata i refuzon kthimin në detyrë ish nr.2 të OFL

Gykata e Lartë ka refuzuar kthimin në detyrë të ish-zëvendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi. Vendimi është marrë sot, zyrtarisht, edhe pse Shkëmbi vetë ishte tërhequr gjithashtu nga rekursi. Prej dhjetorit 2020 ish-numri 2 i operacionit forca e ligjit vijon të jetë i pezulluar nga detyra. Artan Shkëmbi ishte vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”.

Artan Shkëmbi akuzohet se ka publikuar informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar veprimet hetimore që po kryheshin. Akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Autoritetet gjermane dyshojnë se Shkëmbi dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Prronin dhe Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

Për Prronin dhe Vukajn, Gjermania kishte kërkuar verifikimin e pasurive në Shqipëri pasi po hetoheshin si pjesëtarë të një organizate kriminale. Por, të rinjtë e morën këtë informacion përmes platformës Enchrochat, me anë të një fotoje.

Ky celular, Iphone 10, kishte fotografuar informacionin e ndodhur në Deep See, nga ekrani i kompjuterit. Ky informacion ishte përvjellë vetëm pak çaste pasi Artan Shkëmbi ishte loguar në sistemin e të dhënave Deep See. Për këtë rast janë marrë në pyetje edhe oficerë të tjerë të policies, por kjo ishte arsyeja që solli dhe marrjen nën hetim të Shkëmbit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME