Categories Lajme

Inspektim në plazhet e Vlorës,Himarës dhe Sarandës

Task forca për turizmin ,inspektim në plazhet e Vlorës,Himarës dhe Sarandës. Pas takimit të zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë e Himarë nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministri i turizimi Blendi Klosi.

66 stacione plazhi në Vlorë,të monitoruara deri më tani nga të cilat ka ende probleme, plazhe që nuk disponojnë kontrata të lidhura me pushtetin vendor. Në 66 plazhe inspektim,rezultojnë se kanë kullë vrojtimi,sinjalistikë ujore dhe vrojtues plazhi,por problem mbetet lidhja e kontratave me bashkinë,ku një pjesë nga adminsitratorët pretendohet se nuk lidhet kontratë për shkak se e kanë tokë private zonën që administrohet si stacion plazhi.

Në Himarë inspektimi ka prekur deri më tani 80 stacione plazhi, nga të cilat është konstatuar se në disa stacione nuk ka ende vrojtues për shkak se janë në proces ende të trajtimit dhe marrjes së çertifikatës, ndërsa nga 80 plazhe rreth 90% e tyre nuk kanë ende një kontratë të lidhur me bashkinë Himarë.

Në bashkinë Sarandë janë evidentuar gjithsej 104 stacione plazhi ,ku deri në datë 15 korrik ende 17 stacione palzhi nuk kishin lidhur një kontratë me bashkië Sarandë. Një plazh sipas ispektimit në Sarandë nuk plotëson asnjë kusht për t’u administruar nga privatët, ku mungon kontrata, kullat e vrojtimit, sinjalistika në det dhe vrojtuesit, ndërsa do të kthehet në palzh publik.

Inspektimet dhe kontrollet në stacionet e palzhit do të vijojnë deri në fundjavë,nëse do të ketë sërish problematika, konfirmohet nga task forca se do të vijohet me sanksionime dhe gjoba deri në mbyllje të stacioneve të palzheve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME