Categories Lajme

Inspektorati Qendror dhe USAID, garantojnë kryerjen e inspektimeve online në Ballkanin Perëndimor

Në datat 22 – 27 Shtator 2019, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, dhe specialist të këtij institucioni në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, të nënshkruar në Prill 2017, në Tiranë, u takuan në Shkup, me homologen, Filipovska Graskoska, Presidente e Këshillit të Inspektorateve të Maqedonisë së Veriut, Kryeinspektorë të Inspektorateve Shtetërore kryesore, si dhe me drejtues të USAID për projektin, “Modernizimi i autoriteteve inspektuese të Maqedonisë së Veriut”. Inspektori i Përgjithshëm Hajdari, gjatë takimit me Filipovska Graskoska, si dhe Kryeinspektorët Shtetërorë, paraqiti platformën e inspektimeve online si dhe të gjitha hapat, të cilat çuan në arritjen e suksesit për vendin tonë në fushën e inspektimeve, si i vetmi vend, i cili kryen procedurat inspektuese me dokumente standarde, listë verifikimi, vlerësim risku, transparente, efektive nëpërmjet tabletave në sistemin online, “e-inspektimi”.

Në takimin e zhvilluar midis tyre, Inspektori i Përgjithshëm, theksoi se ky model inspektimi, ka përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit, duke ulur barrierat administrative si dhe minimizuar nivelin e korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.

Znj. Filipovska, paraqiti pasqyrën e funksioneve të Këshillit të Inspektorateve, si organ Qendror, metodologjist, licencues dhe trajnues të Inspektorateve Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo vlerësoj standardet e arritura nga Inspektorati Qendror i Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë realizuar kryerjen e inspektimeve me dokumente standarde, listë verifikimi, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut, me tableta, me sistem GPS, foto dhe video & audio rekorder, online pranë dhe në prani të biznesit. Kjo përvojë juaja, theksoi ajo, duhet të implementohet edhe tek ne.

Gjatë këtyre ditëve, specialistët e Inspektoratit Qendror, zhvilluan takime pune me, Kryeinspektorët dhe specialistët e inspektorateve kryesore të Maqedonisë së Veriut, ku paraqitën etapat në të cilat ka kaluar i gjithë procesi ligjor dhe teknik, për të arritur në finalizimin e kësaj metode të kryerjes së inspektimeve.

Drejtuesi i Zyrës Qendrore të USAID, Z. Aleksandar Shahov, për Ballkanin Perëndimor, me seli në Shkup, në takimin me Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, të Republikës së Shqipërisë, vlerësoi se kjo reformë, është implementuar me sukses vetëm në Shqipëri dhe mori përsipër implementimin e këtij modeli edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, brenda këtij viti, USAID dhe Inspektorati Qendror i Republikës së Shqipërisë, do të organizojnë në Tiranë një Konferencë, me pjesëmarrjen e Inspektorateve Qendrore dhe Kryeinspektorëve të Inspektorateve Shtetërore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Kjo konferencë, ka për qëllim unifikimin e procedurave inspektuese sipas modelit Shqiptar, rritjen e ndërveprimit midis vendeve, përmirësimin dhe formalizimin e klimës ekonomike, uljen e barrierave administrative dhe korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fund të punimeve, do të themelohet “Shoqata e Inspektorëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Kjo reformë, do të formalizojë dhe standardizojë biznesin dhe ekonominë e këtyre vendeve, me standardet e vendeve të BE.c

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME