Categories Teknologji

Instagram tani vjen me një opsion të shumë kërkuar

Instagram është duke ardhur me një përmirësim të ri që i lejon përdoruesit të raportojnë dezinformatat.  Platforma ku ndahen me miliona fotografi çdo ditë, në pronësi të Facebook-ut tha në një deklaratë se kjo vegël e re do të jetë në dispozicion të të gjithë përdoruesve deri në fund të këtij muaji.

“Jemi krenar se që nga kjo ditë, njerëzit mund të na informojnë kur shohin ndonjë post në Instagram dhe mendojnë që është fals dhe dezinformim”, tha shefi i Instagramit Adam Mosseri në rrjetin social Twitter. “Ende ka punë për t’i parandaluar informacionet e rreme, por ne do të punojmë më shumë në këtë” – shtoi ai në postin e tij, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Sikur edhe në platformat tjera sociale, Instagram është përdorur për të shpërndarë lajme të rreme dhe dezinformata, Në Maj të këtij viti, kjo platformë filloi të i bllokonte “hashtag” të cilat kanë promovuar këto lajme .

Zyrtarët e Instagram thanë se tani përdoruesit do të munden të i raportojnë këto informata me opsionin e ri që Instagrami do të ju informojë kur do të jetë në dizpozicion, ku do të jeni në gjendje të klikoni në post si i ‘papërshtatshëm’ dhe ‘informacion fals’. Këto informacione do të pranohen nga personat adekuat. Ata thanë që nuk do të fshihen por nuk do të shfaqen në ‘explore’ dhe ‘hashtags’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME