Një student pilot në Australi ia doli të kontrollonte aeroplanin i vetëm, kur profesori i tij u rrëzua dhe mbeti pa ndjenja. Studenti Max Sylvester njoftoi për situatë emergjente dhe operatorët në aeroportin e Perthit e ndihmuan që të bënte zbritje të sigurtë në tokë.
Pasi ia doli me sukses, studenti u përgëzua për punën. Telefonata emergjente u regjistrua dhe u bë publike. Aty dëgjohet studenti që i shpjegon operatorëve gjendjen e profesorit.
“Unë po mundohem ta zgjoj, por ai është rrëzuar”, i thotë Sylvester operatorit. Kur u pyet nëse di të drejtojë aeroplanin Cessna, studenti iu përgjigj: “Ky është mësimi im i parë.”
Max Sylvester kishte marrë dy mësime fluturimi, por ishte hera e parë që hipte në aeroplan dhe nuk kishte bërë kurrë një zbritje.
