Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga. Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të Juraga në Tiranë.
“Gjatë bisedës me ambasadoren Juraga, theksova se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian, ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi”, shkruan Kryemadhi në Facebook.