Categories Lajme

Intervistë me drejtoren Rajonale të Arsimit Parauniversitare të Rajonit të Jugut Brunilda Dhamo

Intervistë me drejtoren Rajonale të Arsimit Parauniversitare të Rajonit të Jugut Brunilda Dhamo. Në institucionin e drejtorisë të Arsimit Vendore të bashkisë Fier , me organizimin e ri ndodhet dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitare Fier , e cila mbulon tre Qarqet, Fier , Vlorë dhe Gjirokastër. Ne kemi biseduar me drejtuesen Rajonale Brunilda Dhamo  lidhur me fillimin e këtij viti të ri shkollor se si paraqitet situata në shkollat publike dhe private të tre qarqeve . Ajo ka uruar fillimisht të gjithë mësueseve dhe nxënësve suksese për këtë vit shkollor. Sipas saj me organizimin e ri, vetëm për qarkun Fier, në këtë fillim viti shkollor do të ulen 41379 nxënës, dhe numëri i nxënësve në klasën e parë për arsimin publik dhe privat do të jetë 2974 nxënës.” Ndërsa për këtë vit të ri shkollor -thotë Znj Dhamo , në Qarkun Fier janë gati dhe presin nxënësit 153 shkolla publike dhe 15 shkolla private. Ndërsa për këtë vit të ri shkollor janë rikonstruktuar në qark 9 shkolla dhe janë ende në rikonstruksion edhe 8 shkolla të tjera, të cilat janë: Pinellopi Pirro, Zylyftar Veleshnja, 4 Dëshmorët, gjimnazet Anastas Laska, Adem Vrapi, Mihal Nako për të cilat janë marrë të gjitha masat e duhura që mësimi për të gjitha këtyre shkolla do të vijoj normalisht.” “Kemi vetëm një sistemim të nxënësve që kanë mësuar në klasa kolektive, në masa shumë të vogla, rreth 7-11 nxenes, dhe eshte bere sistemimi i tyre në klasa normale në shkollat më të afërta, gjithashtu është siguruar një transportim i sigurt.” “Sipas të gjitha udhëzimeve të ministrisë, nxënësit e klasave të para dhe të pesta kanë përfituar tekste shkollore falas, nga klasa e dytë deri në klasën e katërt nxënësit kanë marrë një paketë e cila ka edhe libra të përdorur nga vitet e kaluara edhe libra te rinj, kjo është bërë sipas të gjitha udhëzimeve të ministrisë së arsimit. Të gjitha janë të pajisur me tekste. ” Gjithsesi ditën e hënë nis ky vit i ri shkollor cka pritet të mësohet më tepër rreth sistemimit të nxënësve që do të zhvillojnë mësim në shkollat transferuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME