Categories Teknologji

Iphone SE 2, ka një çmim të volitshëm

Në vitin 2016, Apple e prezantoi iPhone SE (në foto), i cili ofroi specifikime më të freskëta në shtëpizën e modelit atëherë dy vjet të vjetër iPhone 5s. Që atëherë, ka pasur shumë thashetheme për pasardhësin e këtij telefoni, ndërsa si duket kjo do të ndodhë më në fund gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, raporton GSMArena.

Pritet që modeli i ashtuquajtur iPhone SE 2 do ta ketë dizajnin e modelit iPhone 8, ndërsa sipas prognozave të analistit Ming-Chi Kuo, telefoni do ta ketë një çmim fillestar prej 399 dollarësh.

Analisti me renome sugjeron që iPhone SE i gjeneratës së dytë do ta implementojë çipsetin A13 Bionic, në kombinim me 3 GB LPDDR4X RAM dhe 64 GB ose 128 GB hapësirë për ruajtje. Telefoni do të duhej të jetë në dispozicion në ngjyrën gri, argjendi dhe të kuqe. Kuo pret që iPhone SE 2 të jetë shumë i popullarizuar për shkak të çmimit të ulët fillestar dhe beson se Apple me këtë model do ta tërheqë një numër të madh të përdoruesve të rinj nga segmenti i mesëm i tregut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME