Categories Lajme

Irani ofron 80 mijë dollarë për familjet e viktimave të avionit, Volodymyr Zelensky kërkon më shumë dëmshpërblim

Rrëzimi i avionit ukrainas në Iran tronditi botën  mbarë, pasi asnjë prej 176 pasagjerëve që ishin brenda bodit të avionit nuk shpëtoi.

Ndërkohë që ka kaluar pothuajse një muaj nga rrëzimi tragjik i avionit ukrainas “Boeing”, Ukraina kërkon një dëmshpërblim të madh për viktimat e tragjedisë së 8 janarit.

Por edhe pse paratë nuk sjellin viktimat, presidenti ukrainas ka kërkuar dëmshpëblimin e duhur për familjarët, duke mos pranuar 80 mijë dollarë për familjet e 176 të vdekurve në aksidentin ajror.

“Sigurisht, jeta e njeriut nuk mund të matet me të holla, por ne do të bëjmë përpjekje për më shumë dëmshpërblime për familjet e viktimave.”- ka thënë Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, vetë Irani pas hetimeve dhe debateve të shumta për rrëzimin e avionit e pranoi se kishte dorë në këtë tragjedi, por duke shtuar se ishte bërë gabimisht.

Gjithashtu është mësuar nga Volodymyr Zelensky se kutitë e zeza nuk janë dorëzuar  ende nga Irani, pavarësisht se disa javë më parë Irani deklaroi që i ka nisur ato drejt Ukrainës.

Më 8 janar një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME