Categories Showbiz

Irma Libohova: Rivalja ime në festivale ishte Parashqevi Simaku, ja pse

Irma Libohova është një prej këngëtareve më të vjetra në tregun e muzikës shqiptare.Këngëtarja ishte e  ftuar mbrëmjen  e djeshme në  në spektaklin “Këndo këngën time” në ekranin e Vizion Plus.

E pyetur nga moderatori Ardit Roshi përsa i përket rivalitetit që këngëtarja ka patur me ndonjë këngëtare tjetër gjatë viteve në skenë, këngëtarja ka pohuar se nuk e përcaktonin këngëtarët rivalitetin mes tyre por dëgjuesit.Libohova  ka theksuar se gjatë viteve 80’ në Festivalin e Këngës konkurrenca e cila ishte e shëndetshme, njerëzit e kishin përcaktuar me këngëtaren e njohur Parashqevi Simakun. “ Pa rivalitet nuk ecën bota përpara, konkurrenca ka qenë edhe atëherë jo në këto nivele kaq të ashpra, kaq të egra, kaq të dukshme. Nëse këngëtarët kanë bërë hite ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten.  Nuk e përcaktonim ne rivalitetin ishin njerëzit. Mua shpesh herë , shpesh herë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë p.r.sh një parti ishte me Parashevin, një ishte më ty edhe gjithmonë ziheshim  në finalet e festivali do ta marrin çmimin Irma, do ta marri çmimin Parashevia.  Gjithmonë është mirë të kesh rival sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme. Festivali i madh kishte rëndësi për të gjithë gjerat e tjera. Për çdo aktivitet që vinte më pas festivali ka qenë ai që të jepte shtysë, të jepte drejtim mendoj unë. Pjesëmarrja në festival ishte kulmi ishte fundi”– është shprehur Irma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pritje të fëmijës së tyre të tretë?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME