Categories Lajme

Ironia e deputetit të PD: Po lini djepet bosh, s’sheh më një grua shtatzënë. s’jep njeri më nuse në fshat!

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend teksa folur për situatën në Shqipëri, teksa u shpreh se djepet kanë ngelur bosh.

“S’sheh më një grua shtatzënë”, u shpreh Korreshi në Kuvend, duke shtuar se “nuk jep njeri nuse në fshat, kaq hall është. Nuk ka më lopë për të mjelë”.

Ai ironizoi edhe deklaratën e ministres së Shëndetësisë Alban Koçiu e cila u shpreh se propozimi për minimumin jetik 200 euro i ka dalë koha me vakt.

“Propozimi im siç tha edhe ministrja e Shëndetësisë mund të duket pak fshataresk i ngelur në kohë, por ndoshta mund të kemi një ndryshim me ministres se në rri atje, fle në Lushnjë dhe rri shumë me këta hallexhinjtë qe mezi presin minimumin jetik”, tha deputeti i PD-së.

Saimir Korreshi: Propozimi im siç tha edhe ministrja e Shëndetësisë mund të duket pak fshataresk i ngelur në kohë, por ndoshta mund të kemi një ndryshim me ministres se në rri atje, fle në Lushnjë dhe rri shumë me këta hallexhinjtë qe mezi presin minimumin jetik.

A m’u përgjigj pse nuk është rregulluar grafia e Lushnjës 2 mijë euro ka këtu e dy vite? Të lutem a bëjmë një xhiro tek spitali i Lushnjës të shikojmë se ku lahen rrobat atje, duke sikur i kanë ngrëne qentë, a mundet të bëjmë një xhiro për të parë se ku gatuhet, si gjellë qensh? për parë se çfarë medikamentesh mungojnë, çfarë operacionesh bëjnë dhe sa ambulanca janë? Ne demodetë, ne më demodetë e duam këtë gjë, se nuk i paskemi parë këto benefite.

95% e shqiptarëve janë në hall. Unë nuk e di, ka mundësi të jetoni ju me xhinse demode. Të jetojë secili prej nesh me 300-400 euro. Të bëjë secili nga ju një financë. Meqë qenkemi demode me 200 euro.

Po lini djepat bosh. Të dalësh në fshat nuk sheh më grua shtatzënë. Nuk jep njeri nuse në fshat. Kaq hall është. Nuk ka më lopë për të mjelë në fshat.

E dini ju që shyqyr që ra Covidi që ju mbuloi, por i keni lënë njerëzit me atë justifikim e Covidit, nuk shkojnë dot në xhenaze. Deri këtu keni shkuar.

Keni 3-4 vitet e fundit që u janë tharë lotët e nënave shqiptare, se u kanë ikur fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME