Ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi i bën thirrje kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, që të japë dorëheqjen, pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke pirë kok ainë. “I bej thirrje të emëruarit Lefter Alla të largohet nga zyra që e ka zaptuar nën bekimin e Edi Rames dhe nën fuqinë e kr imit, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët e Bulqizës, përkundrazi ai është turpi i Bulqizës. Lefter në rast se e ndjen sadopak që je djalë Dibre; Minimumi, Jep dorheqjen!”, shkruan Gjunkshi.
Më tej, ai i kërkon dhe kryeministrit Rama që të shkarkojë urgjentisht Lefter Allën nga posti i kryebashkiakut, ndërsa shton se largimi i Ramës nga pushteti është emergjencë kombëtare. “Të gjitha këto tregojnë se Edi Rama është njeriu i kok ainës dhe nuk mund të qeverisi pa njerëz të sojit të vet, pa kr iminelë, pa përdorues e traf ikantë dr oge, prandaj largimi i tij nga pushteti ilegjitim që ka zaptuar vendin është emergjencë kombëtare, është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit në këto momente kaq të vështira. I bej thirrje Kryeministrit të shkarkojë urgjentisht nar komanin e emëruar Lefter Alla”, shton ish-deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi.
