Categories Lajme

Ish-deputeti shqiptar “Për 10 ditë nëna dhe babai janë ushqyer vetëm me ujin e shiut”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ka shpër thyër në lot teksa ka treguar një histori të trishtë që iu ka ndodhu prindërve të tij gjatë luftës. Zeka ka zbulua se prindërit e tij për 10 durë kanë pirë vetëm ujë shiu, pasi po fshiheshin në mal për të mos u vrarë nga serbët.

“Kur është djegë Sofalia, ditën e Bajramit më 28 mars të vitit 1999, atë ditë e kanë zbardhë komplet Sofalinë dhe kanë shku për Mramor. Së bashku me këtë kolonë që kanë ikë për Mramor ka qenë edhe motra ime Halimja, me tre fëmijët, me burrin me plot njerëz. Nana dhe baba kanë ngel në mal dhe janë ushqyer prej 28 marsit deri më datën 8 prill, 10 ditë janë ushqy vetëm me ujë të shiut, duke e kullu ujin e shiut në shami të nanës

Duke e parë tha baba që dojnë me na hanger sorrat, se silleshin tha sorrat mbi trupat tonë, se na kishin mbetë vetëm eshtrat, janë kthy në shtëpi në Sofali te disa njerëz që i kanë mbajtë, ata janë në Australi tash dhe i falënderoj të gjithë. Nana e ka marrë albumin e fotografive të mija dhe e ka fut në dhe. I ka thënë babës: Brahim, e kam parandjenjën që kanë me na vra serbët, por s’po du me mi marrë syretat e djalit”, rrëfeu Zeka në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”.Gjithashtu Zeka zbuloi se aktualisht po punon për një film të ri të titulluar “Mos ma djeg fotografinë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME