Categories Lajme

Tabaku: Buxheti 2020 nuk është pro biznesit, PD do të ulë taksat

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku pas takimeve me biznesit e vogël së bashku me Oriola Pampurin dhe përfaqësues të PD-së në Tiranë, deklaroi se buxheti 2020 nuk është pro-biznes por pro-oligarkë.

“Bizneset vazhdojnë të vuajnë qeverisjen e keqe të Ramës dhe kësaj mazhorance. Ata vuajnë krizën e shkaktuar nga taksat e larta, mungesa e konsumit, gjendja e mjerueshme e qytetarëve dhe abuzimeve të administratës tatimore. Vendi është në kufirin e fundit për shkak të politikave të këqija, në pragun e një depresioni dhe dimri të ftohtë”, tha ajo.

Po ashtu Tabaku shprehet se me projektin e fiskalizimit, bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë të paktën 1 mijë euro shtesë.

Po ashtu Tabaku tha se oferta jonë për taksa të ulëta do favorizojë biznesin.

“Oferta jonë për taksa të ulëta, politikë administrative në favor të biznesit dhe shpëtim nga kriza që po robëron dhe zbras Shqipërinë u dëgjua me dëshirë. Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset, por për oligarkët”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME