Categories Lajme

Ish-kreu i OMONIA-s: Resorti i Mihalit ndërtuar mbi një kishë, dikur nipi Kokëdhima ishte i fuqishëm

Ish kreu i OMONIA, Leonidha Papa ka reaguar në lidhje me prishjen e resortit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo duke nxjerrë detaje të reja mbi ndërtimin e objektit. Sipas pretendimeve të Leonidha Papa resorti i Mihal Kokëdhimës është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe.  Më pas Papa shkruan se nipi i Kokëdhimës, duke iu referuar lidhjeve të gjakut që Mihal Kokëdhima kishte me ish-deputetin Socialist, Koço Kokëdhima, dikur ishte i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ndërtoi resortin e tij mbi rrënojat e kishës.

Ndër të tjera ish kreu i OMONIA-s hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë i cilësuar si arrogantë dhe hipokritë.

Sulmi i Mihal Kokëdhima  ndaj turistëve spanjoll (thyer xhamin e makinës së tyre) për refuzimin e pagimit të peshkut që ata porosisën është bërë virale në të gjithë botën. Qeveria veproi menjëherë për të rikthyer imazhin e Shqipërisë “mikpritëse”, duke prishur restorantin. Nuk kam ndërmend të mbroj nipin e Kokdhima dikur të fuqishëm që ndërtoi këtë restorant pranë rrënojave të një kishe, por them që disa “shokë” e kuptojnë edhe arrogancën dhe hipokrizinë e pushtetarëve tanë që duhet të largoheshin dje.” shkruan Leonidha Papa.

Resorti i Mihal Kokëdhima u shemb ditën e djeshme nga IKMT pasi ishte pa leje, si dhe shfrytëzonte bregun e detit duke vendosur shezlongë dhe kishte kthyer ndërtesën në hotel duke zhvatur pushuesit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME