Përpara derbit të Italisë, ish-sulmuesi i Interit, Youri Djorkaeff beson se vetëm “Nerazzurrët” mund të thyejnë hegjemoninë e Serie A të Juventusit. Inter është e vetmja skuadër që mund të arrijë të uzurpojë Juventusin si ekipin më të fuqishëm në futbollin italian, sipas Djorkaeff. Skuadra e Luciano Spalletti do të udhëtojë në Torino të premten mbrëma, duke shpresuar të dobësojë hendekun prej 11 pikësh që i ndan klubet në 14-të ndeshje në kampionatin italian.
Skuadra e Napolit dhe Romës vitet e fundit ka rivalizuar bardhezinjtë për luftën për titull, por tashmë Djorkaeff beson fuqishëm se klubi i tij i vjetër është i vetmi që janë në gjendje të bëjnë çmendurinë dhe të ndalin monopolin prej shtatë vitesh të kampionëve italianë.
“Sipas meje, po, sepse edhe nëse Juventusi ka fituar shumë kohët e fundit, ata e dinë se vetëm Inter mund t’i luftojë ata si një grup dhe në aspektin e karakterit dhe atë të skuadrës”, tha Djorkaeff, i cili fitoi Kupën UEFA 1998 në “San Siro” ,tha për “Omnisport”.
Parashikimet se Juventusi mund të marrë edhe titullin e tetë radhazi, pasi klubi italian arriti të nënshkruajë me Cristiano Ronaldo në muajin korrik për 105 milionë euro dhe Djorkaeff beson se një lojtar të këtij niveli mund ta përfitojë vetëm Serie A, por fituesi i Kupës së Botës në vitin 1998 dhe Euro 2000 ka pohuar se Juventusi është favorit për të fituar UEFA Champions League. “Një respekt i madh për këtë lojtar për atë që bëri me Manchester United pastaj me Real Madrid dhe tani atë që po bën te Juventus diçka që jo shumë lojtarë në botë mund ta bëjnë”, përfundoi Djorkaeff.