Gent Cakaj është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të gafave të tij por për ish-kryediplomaten Arta Dade Cakaj, i ngarkuari me punë në krye te Ministrisë së Jashtme nuk flet me mendjen dhe gjuhën e vet.
“Cakaj është një instrument që nuk flet me mendjen dhe gjuhën e vet por përçon porositë e shefit të vet. Është djalë i ri nuk e njeh Shqipërinë, diplomacinë”, tha ish-ministrja socialiste Arta Dade për emisionin “Top Story”.