Çfarë slogani!
Nga një ish-punonjëse seksi, në një spikere që lexonte lajmet me gjoksin jashtë, e tek një organizatore dasmash, Lisa Lewis synon tashmë të bëhet kryebashkiake e Hamiltonit, në Zelandën e Re. Dikur ajo vraponte e veshur me bikini në fushat e regbisë, ndërsa sot ka ëndërr të ngjitet në karrigen e kryebashkiakes.
Ajo kandidoi edhe në vitin 2010 për qytetin e 3-të më të madh në Zelandën e Re dhe mori më pak se 12 mijë vota se fituesja e atëhershme Julie Hardaker. Këtë radhë ajo duket më afër ëndrrës së saj.
Lewis është shprehur: “Në 2010-ën nuk u përpoqa sa duhej. Isha e re dhe e papjekur. Në moshën 30-vjeçare më dukej vetja shumë e re për t’u bërë kryetare bashkie, ndërsa tani që jam 38 jam pjekur shumë dhe kamë mësuar nga eksperiencat e mia në jetë, përfshirë këtu edhe ato më të çmendurat.”