Categories Lajme

Ish-zëvendësdrejtori dhe ish-shefi i komisariatit përjashtohen për lojëra fati dhe kultivim kanabisi

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni.

Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, i cili aktualisht mban mban detyrën e zv/drejtorit për Rendin në Policinë e Kukësit është vendosur masë disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.

Vendimi ka ardhur pasi gjatë periudhës së drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues, në qendër të qytetit funksiononte prej kohësh një kazino trekatëshe me mbi 20 makineta dhe sallë pokeri, ku gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Po ashtu një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit funksiononte që prej muajit gusht të 2025 në rrugën nacionale Lezhë-Milot, ku gjatë operacionit u sekuestruan mbi 1 mijë bimë kanabis.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Konflikt mes të rinjve në Vlorë, ndërhyn efektivi i Krimeve të Rënda dhe “Shqiponjat”, disa të shoqëruar

Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta anestezisti i njohur Ndue Simoni

Ndahet  nga jeta mjeku  anestezist Ndue Simoni, një prej specialistëve më të hershëm të shërbimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme. Ku pritet të ketë reshje shiu

Gjatë ditës së sotme, e martë 24 shkurt, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja 53 milion stërlina/ “Bankieri” tropojan jetë playboy në Tiranë, me të dashurën milionere

Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006,  u realizua grabitja më e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi nënën në Itali, gjendet i mbytur në det i riu shqiptar (Emri)

Është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit shqiptar, Rikardo Merkuri, i cili u hodh në ujërat…

LEXO ME SHUME