Categories Lajme

Grabitja 53 milion stërlina/ “Bankieri” tropojan jetë playboy në Tiranë, me të dashurën milionere

Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006,  u realizua grabitja më e jashtëzakonshme në historinë e Britaninë së Madhe ku u vodhën 53 milion stërlina nga depoja e parave të Bankës së Anglisë. Policia mundi të rikuperojë vetëm 21 milion stërlina. 32 milion stërlina të tjera nuk u gjetën kurrë edhe sot pas 20 vitesh nga kjo ngjarje.

Disa javë më pas u mësua se dy të rinjtë nga Tropoja Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj, që të dy emigrantë në shtetin ishull luajtën një rol të rëndësishëm në këtë grabitje. Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës u mësuan rrolet e dy shqiptarëve. Sipas prokurorit në këtë çështje Ermir Hysenaj ishte i punësuar në depon ku sistemoheshin paratë dhe bëheshin gati për ti çuar nëpër automatet e bankave.

Ai u quajt gjatë procesit gjyqësor si “inside man” njeriu i brendshëm i grupit që realizoi grabitjen e vlerësuar nga gjykatësi çështjes si e “realizuar me një disiplinë ushtarake”. Hysenaj me një kamera të fshehtë filmoi hyrje daljet dhe sistemet e alarmit të depos. Po ashtu u gjet edhe një hartë e shkruar prej tij me të dhëna për planimetrinë e depos.

Të dhënat iu kaluan bashkëpatriotit të tij nga Tropoja Jetmir Bucpapa i cili punonte roje sigurie në lokalet e natës të zonës Kent dhe kishte njohje me njerëz të fuqishëm të krimit të organizuar në këtë zonë. Pas një gjyqi disa mujor Bucpapa u dënua me burg përjetë dhe vuajti 18 vite burg ndërsa Hysnaj u dënua me 20 vite burg.  Që të dy në përfundim të dënimeve u dëbuan në Shqipëri.

Njëzet vite më pas gazeta The Sun të cilës i referohet Top Channel,  publikoi një shkrim duke u fokusua në jetën e re pas burgut të Jetmir Bucpapapajt. Në shkrim thuhet se 1 vit pas dëbimit në Shqipëri ai do të martohej dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë. Por thotë The Sun, Jetmir Bucpapa është ndarë nga bashkëshortja dhe ka nisur një romancë dashurie me një vajzë,  e bija e një milioneri shqiptarë. E ndërsa kur u kthye në Shqipëri Jetmir Bucpapa shkruan The Sun, ai  ishte një djalë i ndrojtur e plotë frikë si pasojë e burgimit të gjatë, tanimë ai shfaqet në lokalet e natës të Tiranës në krahët e të dashurës së re si një playboy i vërtetë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME