Categories Lajme

“Isha i papjekur”, pas deklaratës së vjehrrit i kthehet nusja: 70 vjeç u poqe?!

Petriti ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi nusen e djalit Albanën. Konflikti mes tyre ka lindur kur nusja i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia sepse nuk e mbante dot pasi ka edhe tre fëmijë për t’u kujdesur.

Petriti pretendon se nuk ka ku të shkojë pasi të gjitha paratë e kursyera në emigracion ia ka marrë një person i afërm dhe nuk pranon t’ia kthejë. Albana thotë që ai të shkojë tek djemtë e tjerë pasi nuk mund të presë sa Petriti të zgjidhë të gjitha hallet që i ka shkaktuar me vetëdije. Si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?

Albana: Mua nuk më dha njeri ndihmë. Ti nuk më dhe ndihmë zotëri. Edhe unë kam pasur nevojë për ndihmë, por nuk kam ardhur të t’i bie derës. Nuk e kërkoi njëherë që t’i thoshte: Djalë a ke një palë atlete të veshësh?!

Petriti: Isha i papjekur, isha i papjekur, rritur me dhi. Nuk dija

Albana: Si i bie tani, u poqe 70 vjeç?!

Petriti: Po, tani u poqa.

Albana: Unë nuk e pranoj dhe më vjen keq…

Eni Çobani: Më drejtoheni mua, por unë kam një pozicion krejtësisht tjetër ngaqë unë bashkëjetoj me familje…

Albana: Vijnë reciproke gjërat. Ju thoni bashkëjetoj, por me siguri ka pasur një diçka reciproke në këtë marrëdhënie.

Eni Çobani: Po, patjetër sepse bashkëjetesa është dhe reciproke. Unë e shikoj në gjuhën tuaj se ju këtë njeri e paskeni dashur që të ju ndihmojë sepse meqenëse nuk ju ka ndihmuar dhe e keni parë 3 herë në jetën tuaj, ky nuk meriton që të vijë në shtëpinë tuaj, por tani ky është keq.

Albana: Ai ka gruan, të shkojë tek gruaja.

Eni Çobani: Po e ka lënë pra edhe gruaja./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME