Categories Lajme

“Ishim të dy bashkë gjithandej, numri yt ishte i pari”, ndarja nga jeta e gazetarit Shota, i biri përlot me fjalët

Pasditen e djeshme u nda nga jeta pas një sulmi në zemër gazetari i news 24 në Krujë, Prend Shota, me një karrierë shumëvjeçare në median vizive. Largimi i tij nga jeta padyshim që ka lënë të tronditur familjarët e tij, tek të cilët kishte lënë trashëgim dhe pasionin e tij për mediat. Jul Shota, djali i të ndjerit, që njëherësh ka ndjekur rrugën e të atit në gazetari, ka bërë një postim prekës për këtë ndarje me njeriun më të afërt.

Postimi i Jul Shotës: Ishim bashke te dy gjithandej! Kudo ku ishte ngjarja,kudo ku kishte lajm,kudo ku kishte probleme,ku kishte varferi…duke i sherbyer informimit,por mbi te gjithe qytetarit. Numri i pare ne celularin tim ishte i joti,thirrja e pare dhe e fundit ishte e jotja! Midis shume hallesh e problemesh na edukove me vlera,me respektin per tjeret,per te verteten,me respektin per jeten.

Pertej punes e pasionit te gazetarit,dhe pasionin per bahcen,te dy atje e mbollem nje cop toke e nen hijen e atyre pemeve bashke i provuam ato fruta. Do na mungosh o ba,shume!Na ke vrare! Ç’do ti them Priamit kur tme pyesi, ku gjyshi. Kush do jete aty te ngjarja perkrah meje?!Kush do ta beje lajmin me mire se ti?! Pushofsh ne paqe baba im, shoku im, kolegu im, vllai im. Une do te pres gjithmone te hipesh ne makine,e do te kem gjithmone prane meje,kudo e pergjithmone! Miq, ju njoftoj qe varrimi behet neser ne oren 10. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME