Categories Showbiz

Ishin bashkë në filmin “Çdo stinë”, aktorja zbulon ç’e lidh sot me Arben Imamin

Shkrimtarja, aktorja dhe mjekja Anisa Markarian, e cila vendosi të vinte pas 30 vitesh në Shqipëri  me librin “15 ditë prilli”, bëri një udhëtim në kohë  në emisionin “Kjo Javë” në News 24, duke treguar për marrëdhëniet që ka pasur me kolegët e saj aktorë, por jo vetëm. Sipas saj, pika më e “dobët” që e ka karkaterizuar aktoren ka qenë fakti se me të gjithë kolegët/et është përpjekur të ketë marrëdhënie të mira.

Teksa foli për filmin “Në çdo stinë” ku ka luajtur së bashku me Arben Imamin (ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha), aktorja Anisa Markarian, zbuloi një të vërtetë tjetër duke thënë se pas largimit nga Shqipëria, ajo nuk ka mbajtur më kontakte me ish-kolegun artist, Arben Imamin.

Pjesë nga intervista:

Cilët ishin emrat që ju i kishit miq?

Anisa Markarian: Unë jam mikeshë me të gjithë. U krijua një grup moshatarësh që vinin nga gjimnazet e Tiranës, e kemi vazhduar dhe e vazhdojmë miqësinë edhe sot. Kam miqësi me të madhen Tinka Kurtin, me Marjeta Larja. Me të gjithë grupin e xhirimit, me skenaristë, regjisorë. Kam pasur fatin dhe kam qenë e rrethuar nga artistë të apasionuar për kinematografinë dhe lidhjet janë ruajtur edhe sot si të pacenueshme.

Me Arben Imamin keni mbajtur kontakte?

Anisa Markarian: Me Benin nuk kam pasur asnjë komunikim. Unë nuk e kam kërkuar, nuk e di nëse ai më ka kërkuar apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME