Categories Lajme

Ishin dënuar për moskallëzim krimi, arrestohen tre persona në Vlorë

Tre persona të cilët ishin dënuar më parë nga Gjykata e Vlorës me burg për moskallëzim krimi janë arrestuar nga Policia.

Policia bën me dije se L.A, 27 vjeç ka qenë i dënuar në 2017 me dy vite burg dhe pas tre vitesh është bërë i mundur arrestimin i tij. Po ashtu R.A, 60 vjeç i dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Vlorës në 2019 si dhe A.S, 35 vjeç i dënuar në 2018 me 8 muaj burg janë arrestuar pas një kohe në arrati sot.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë,

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në qytet, për kapjen e autorëve përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

• L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

• R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

• A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME