Policia spanjolle kishte marrë informacion se në një ndërtesë në qytetit portual të Alikantes kultivohej m.arihuanë.Kyr ndërhyri, kapi në befasi gjashtë shqiptarë të cilët akuzohen për k ultivim k anabisi.Shqiptarët që janë pas hekurave tani, mësohet se janë të moshës nga 25 deri 45 vjeç dhe emrat e tyre nuk janë bërë me dije, por ajo që raportojnë mediat e huaja është se ata janë pjesë e një grupi k riminal.Aty u zbulua një magazinë prej 3 mijë metra katrorë me 7 dhoma në të cilat u gjendën pajisje me aparaturat e duhura elektrike dhe sistem ajrimi për kultivim të brendshëm të k anabisit.T rafikantët e ruanin me turne ndërtesën që të pikasnin lëvizje të policisë. Shqiptarët u zunë në befasi në momentin kur është futur policia, pasi ishin duke fjetur.
