5 shtetas shqiptarë janë kapur nga policia holandeze teksa tentonin të zbrisnin në portin e Roterdamit me kamion.
Sipas mediave lokale, 5 shqiptarët ishin fshehur në rimorkion e një kamioni, të cilën policët e kanë kontrolluar me dritë por nuk i kanë vënë re shqiptarët. Më pas kur kanë përdorur qenin, ai i ka zbuluar.
Kamioni ishte vendosur pranë trageteve P&O. 5 shqiptarët që tentuan të futen ilegalisht në Holandë janë transferuar në Royal Holland Marechaussee.
