Categories Lajme

Ishin mbajtur në Rusi dhe Krime, momenti prekës kur fëmijët ukrainas ribashkohen me prindërit (VIDEO)

Më shumë se 30 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë këtë fundjavë pas një operacioni të gjatë për t’i kthyer në shtëpi nga Rusia ose Krimea, ndërsa thuhet se ishin ‘rrëmbyer’ nga forcat ruse gjatë luftës.

Siç shihet në videon e publikuar nga Reuters, pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit, prekin zemrat.

Nëna që përqafojnë me mall fëmijët e tyre, teksa kalonin kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë të premten pas një misioni kompleks shpëtimi që përfshinte udhëtime nëpër katër vende.

Dasha Rakk, një vajzë 13-vjeçare, tha se ajo dhe motra e saj binjake kishin rënë dakord të largoheshin nga qyteti Kherson i pushtuar nga Rusia vitin e kaluar për shkak të luftës dhe të shkonin në një kamp pushimi në Krime për disa javë. Sipas saj, zyrtarët rusë kishin vendosur që fëmijët të qëndronin më gjatë.

“Ata thanë se do të birësohemi, dhe se do të kemi kujdestarë. Kur na thanë për herë të parë se do të qëndrojmë më gjatë, të gjithë filluam të qanim.”, tha vogëlushja. Nëna e Dashës, Natalia tha se ajo kishte udhëtuar nga Ukraina në Krime përmes Polonisë, Bjellorusisë dhe Moskës për të marrë vajzat e saj. Gadishulli i Krimesë i Ukrainës është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014.

“Ishte tmerrësisht e vështirë, por ne vazhduam të ecnim, nuk flinim natën, flinim ulur. Ishte zemërthyese të shikoje fëmijët e mbetur pas që po qanin pas gardhit”, tha ajo, duke përshkruar udhëtimin e saj për në kamp. Kievi vlerëson se rreth 19,500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia që nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit të kaluar, në atë që dënon si dëbime të paligjshme. Moska, e cila kontrollon pjesë të lindjeve dhe jugut të Ukrainës, mohon rrëmbimin e fëmijëve dhe thotë se ata janë transportuar për sigurinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME