Categories Lajme

Ishin në lidhje jashtëmartesore, fermeri 23 vite më i madh, xheloz: Vret të dashurën, fëmijën që kishin bashkë e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lekani të Bashkisë Nestor në Kavallë, Greqi. Një fermer 54-vjeçar i ka marrë jetën të dashurës së tij gjermane, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore dhe djalit të tyre vetëm 10 muajsh.

Të miturit, fermeri i kishte dhënë atësinë, ndërkohë që kohët e fundit, 31-vjeçarja gjermane kishte fituar kujdestarinë për foshnjen.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që fermeri kishte ndaj të dashurës së tij disa vite më të re.

Duke mos duruar dot zënkat dhe sherret, e reja i kishte thënë 54-vjeçarit se do të kthehej në Gjermani tek prindërit e saj dhe do të merrte me vete dhe foshnjen.

Por fermeri grek ka thurur planin dhe e ka realizuar me gjakftohtësi.

“Hajde në kasolle”, i kishte shkruar kushëririt të tij fermeri, e më pas ka nxjerrë pushkën, ka vrarë të parin fëmijën, të dashurën dhe më pas veten.

Kushëriri i tij ka shkuar në vendin që i kishte thënë autori, pa ditur gjë.

Ai ka deklaruar se rrugës ka dëgjuar dy të shtëna arme, por nuk ka menduar asgjë të keqe deri sa është përballur me tre trupat e pajetë në kasollen e kushëririt.

“Hajde në kasolle”/ Ishin në lidhje jashtëmartesore, fermeri 23 vite më i madh, xheloz: Vret të dashurën, fëmijën që kishin bashkë e më pas veten “Hajde në kasolle”/ Ishin në lidhje jashtëmartesore, fermeri 23 vite më i madh, xheloz: Vret të dashurën, fëmijën që kishin bashkë e më pas veten

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME