Categories Lajme

“Ishin të shok.uar, me çarje në buzë”! Klosi flet për takimin me turistët spanjollë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për takimin me turistët spanjollë, të cilët u dhunuan nga pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Ministri Klosi tha në emisionin “Opinion” se turistët ishin të shokuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa kishin marrë edhe lëndime. Sipas tij, kryefamiljari ishte çarë në buzë, kishte kaluar një natë shumë të vështirë.

“I takova që të nesërmen në mëngjes, ishin të shokuar, megjithatë babai ose kryefamiljari ishte më i qartë, ishte më i qetë. Ajo ngjarje ishte aq e rëndë… ata ishin të shokuar nga ngjarja, megjithatë u kthye e gjitha në një moment si të thuash reagimi shoqëror dhe të institucioneve. Djali kur e takova unë ishte akoma me atë bluzën e grisur, që ia kishte grisur zotëria (Mihal Kokëdhima) dhe familja ishte e shqetësuar, kryefamiljari ishte i dëmtuar në fakt, ishte i çarë në buzë, ishte…pra kishin kaluar një natë shumë të vështirë. Pastaj situata ndodhi ndryshe”, tha Klosi.

Ministri tha se “familja tani dhe zotëria, siç e tha edhe vetë, thotë që ‘unë jam tani një ambasador i Shqipërisë’, për mënyrën si të gjithë reaguan”. Klosi tha se ata ndaluan në atë lokal edhe nga gjithë dita e bukur dhe mikpritja e të gjithë njerëzve. “Edhe ata vetë e pranonin se ishte një moment i paimagjinueshëm i këtij personazhi…”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME