Categories Lajme

ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës: Kush del jashtë nuk lejohet të kthehet, në tualet me shoqërues

Mësimi në klasa këtë vit do të bëhet në bazë të rregullave strikte në një kohë kur nisja e vitit të ri shkollor përkon me një periudhë kur shifrat e infeksioneve me COVID janë gjithnjë e në rritje. Kështu maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe gjimnazet.

Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion.  Asnjë nxënës nuk do lejohet të dalë nga godina gjatë ditës dhe të kthehet përsëri.

Gjithashtu ISHP në udhëzuesin e publikuar ditën e sotme rekomandon që nëse shkollat kanë mundësi dhe hapësira, mësimi të zhvillohet në ambient të hapur (oborr), duke respektuar distancën e rekomanduar mes nxënësve. Nga mbajtja e maskës përjashtohen nxënësit që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera sipas rekomandimeve të mjekut.

Lëvizja e nxënësve nëpër klasa, laboratorë apo palestra duhet të bëhet në mënyrë të organizuar në mënyrë që të shmangen grumbullime. Nxënësit e një klase të caktuar duhet të përdorin vetëm tualetin e katit ku ndodhet klasa e tyre pa u përzier me ata të kateve të tjera, ndërkohë që qëndrimi në korridore do të jetë i ndaluar. Shkollat duhet të sigurojnë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve nga xheli me përmbajtje alkooli deri në 60% në të gjitha ambientet e shkollës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME