Categories Lajme

Ishte kthyer në “makthin” e banorëve të Kuçovës, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar për vjedhje

Pas disa vjedhjeve të kryera në banesat e Kuçovës, efektivët kanë arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e dyshuar, 40-vjeçarin Alvaro Jani Merka.

Vjedhjet janë kryer të gjitha në muajin prill të këtij viti dhe çdo vjedhje kryhej gjatë natës, nëpërmjet shqyerjes së dyerve kryesore të banesave.

Merka është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesave ku edhe ka kryer vjedhjet dhe mbrëmjen e sotme ka rënë në prangat e policisë.

Vetëm gjatë muajit prill 2022 ai ka vjedhur tri banesat e shtetasve: Agim Qorraj, Fatmir Minxha dhe Nikollaq Ndina, të tria në lagje të ndryshme të qytetit të Kuçovës.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 40-vjeçari ishte i mirëinformuar për sendet me vlerë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banesat ku hynte për të kryer vjedhjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME