Categories Lajme

Ishte “marrosur” pas një vajze, prangoset 28-vjeçari/ E përplasi me biçikletë e kërcënonte përmes…

Policia e Tiranës i vuri prangat një djali të ri, që ishte fiksuar pas një vajze dhe madje e kishte përplasur dhe me biçikletë.

Më pas e ka kërcënuar dhe në rrjetet sociale. Blutë thonë se në operacionin e koduar “Threat” u ndalua shtetasi me inicialet R. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Threat”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.

Kanosi dhe përndoqi në rrjetet sociale një shtetase, të cilën e kishte goditur me biçikletë, vihet në pranga 28-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L. S., se një shtetas e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat” u ndalua shtetasi:

– R. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas, më datë 28.07.2022, ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME