Categories Lajme

“Ishte momenti i vështirë”, shefi i zjarrfikëses së Vlorës rrëfen momentin e shpëtimit të dy njerëzve (Video)

Shefi zjarrfikëses së Vlorës, Luan Kapaj rrëfeu momente nga operacioni i shpëtimit të banorëve të mbetur nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës. Ai tha se shpëtoi dy jetë njerëzish, një burrë dhe një grua. Ndërsa shtoi se do rrezikojë jetën e tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Luan Kapaj: “Popullit tim do ti shërbej në çdo moment të vështirë të jetës së qytetarit dhe do rrezikoj jetën time për të shpëtuar një jetë tjetër. Ka qenë një moment shumë i vështirë, 3 kate ishin rrafshuar. Kur njerëzit atje kërkonin ndihmë ishte e pamundur të mos u jepje ndihmë.

Ishte një tunel ku mezi u futëm për ta shpëtuar atë njeri. Jo një, por shpëtuam 2 jetë njerëzish. Një grua dhe një burrë. Kur dikush thoshte aman duam vetëm pak oksigjen ishte e pamundur të mos rrezikonim jetën tonë për ta shpëtuar atë njeri. Ishte fati i atij njeriu.

Shpëtuam dy jetë njerëzish, por fatkeqësisht lamë edhe dy vetë, që për mendimin tonë ishin të vdekur. E mbaruar detyrën deri në një moment kur nuk kishim mundësi të shkonim më tej. Do kthehemi sërish në Durrës, mbase i gjejmë të gjallë.”  Luan Kapaj dhe zjarrfikësit e tjerë u nderuan sot nga kryebashkiaku i Vlorës për kontributin e tyre në shpëtimin e njerëzve me titullin “Mirënjohje e qytetit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME