Categories Lajme

Ishte në arrest shtëpie, burri rreh gruan dhe largohet nga banesa!

Një shtetas nga Berati është vendosur në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua nga banesa, edhe pse ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi është larguar, ai është pikasur nga blutë e Beratit. Në momentin kur efektivët e kanë shoqëruar, i ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Ai ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak, vendim i caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Njoftimi i policisë:Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME