Categories Lajme

Ishte në fazën e tretë të kan.cerit, Ana fiton betejën e jetës dhe falënderon burrin: Më ke larë si një fëmijë të vogël

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ana e cila ka sjellë partnerin e saj italian, për ta falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë kur asaj iu desh që të luftonte me kan.cerin. Edhe pse është në fazën e tretë të sëmundjes, Ana nuk e humb kurrë shpresën.

Ana: Të falënderoj kur më ke larë si një fëmijë të vogël, kur mua më vinte zor dhe qaja. Ti më thoshe unë jam i lumtur se të shikoj përditë, kështu që e kam kënaqësi të laj gruan time. Kur të zinte gjumi në makinë, kur prisje jashtë spitaleve sepse prej Covidit, nuk të lejonin të hyje brenda dhe ti ishe i detyruar të rrije në makinë pasi punoje gjithë natën dhe të zinte gjumi.

Për momentet që unë mbuloja pasqyrat dhe ti doje t’i zbuloje se thoje se je gruaja më e bukur në botë dhe duhet ta shohësh veten që je e bukur dhe e fortë. Të kam sjellë këtu që të të them 1 milion herë të tjera dhe në 1 milion herë të tjera, unë do të të zgjidhja po ty.

Masimo: Të dua vogëlushe. Jam unë ai që duhet të falënderoj Zotin, që kam në krahë një grua të mrekullueshme si ti. Ti je ajo që më jep forcën të eci përpara. Të dua shumë.

Ana: Mua ma kanë thënë për herë të parë në 2017 në Qershor. Më kanë bërë një operacion 13 orë dhe menduam se ia hodhëm. Në 2018 unë dola jashtë sëmundjes, por për fat të keq në Maj të 2020 kanceri u kthye prapë dhe për fatin tim të keq u bë më I keq dhe më agresiv dhe kishte marrë gjithë trupin. Nuk operohesha dot më.

Ardit Gjebrea: Që atëherë ty mjekët të thanë që ti nuk ke më jetë? Ana: Jo në Maj të 2020 më thanë do mundohemi, ka mundësi që të shërohesh. Në 2020 për Vitin e Ri, një ditë përpara mua spitali i Milanos më mori në telefon dhe më tha për fat të keq, jeta jote mbaroi. Të kanë ngelur pak muaj për të jetuar sepse metastazat të janë hapur në të gjithë trupin dhe kimioterapia nuk po funksionin, nuk po i mbyll dot. Unë kam bërë rreth 60 cikle kimio derisa në fund farë kanë arritur të më vënë një mekanizëm në trup sepse venat e mia ishin shkatërruar komplet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME