Categories Lajme

Ishte në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Kukësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kroi”, duke arrestuar një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

I dyshuari, i cili ishte fshehur prej disa muajsh, u lokalizua dhe u kap nga forcat policore pas një operacioni të mirëorganizuar.

Hetimet zbuluan se ai kishte kultivuar kanabis në tre parcela dhe posedonte një kallashnikov me municion luftarak. Tashmë, materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për ndjekje të mëtejshme ligjore.

NJOFTIMI

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Në qershor 2024, kultivoi bimë narkotike në 3 parcela dhe posedoi kallashnikov, lokalizohet dhe arrestohet 45-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, arrestohet 56-vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, duke arrestuar një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfitoi nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Një i burgosur shqiptar, 34 vjeç, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur nga burgu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 7.8 ton mish pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Hoxhën pronarin e kompanisë AMG. Ndërkohë nën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndryshimi i orës si ndikon te njerëzit, studimet zbulojnë çfarë ndodh me shëndetin fizik dhe mendor

Në orët e para të së dielës, 30 mars, u ndërrua ora. Në orën 02:00,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiter Bajrami, fjala e Kreut të KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në…

LEXO ME SHUME