Categories Lajme

Tiranë, 7.8 ton mish pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Hoxhën pronarin e kompanisë AMG. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha, pronarin i firma ”diMal”. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Arben Hoxha është pronari i kompanisë ‘AMG Food’ e cila ka importuar nga Brazili mishin e pulës me salmonelë, produktet e së cilës në treg gjenden me emrin ‘diMal’. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha pronar i firmës “diMal’ linjë e përpunimit dhe magazinimit të produkteve të mishit dhe tregtimit

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, tha dje për Report Tv se sasia totale që mbërriti nga Brazili në Durrës më 11 mars është 7.9 tonë, ndërsa burime bëjnë me dije bëhet fjalë për 18.250 kilogramë fileto pule e ngrirë, pra rreth 18.3 tonë. Nga ana tjetër, kryetari i urdhrit Veteriner Ervin Resuli, denoncoi për 27 tonë.

Në kërkim
Arben Goxha – administratori i kompanisë AMG food
Në hetim
Mondi Goxha administratori i kompanisë Dimal
Gezim Hushi inspektori i AKU-së
Sada Lufta inspektori i AKU-së
Aldo Sinjari inspektori i AKU-së

Njoftimi i policisë

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME