Categories Lajme

Ishte nisur për në Elbasan, zhduket shqiptarja nga Maqedonia e Veriut, familjarët: Na ndihmoni

Një shtetase shqiptare, e martuar në Maqedoninë e Veriut ka humbur gjurmët. Ishin familjarët e saj që ngritën shqetësimin, në rubrikën “Ti raporto”, në Top Channel, ku thonë se Valbona Gjikova, që prej orën 10:00 të paradites së djeshme nuk ka kontaktuar me ta.

Motra e saj, tregon se Valbona ishte nisur për në qytetin e Elbasanit, ku edhe do të takonte babain e saj.

Të shqetësuar për fatin e vajzës, familjarët kishin bërë denoncim në Policinë e Elbasanit, por u është thënë se duhet pritur deri në 48 orë që më pas të vazhdojnë procedurat.

Po ashtu ata ishin interesuar edhe në  pikën kufitare ku mendohet se mund të ketë kaluar Valbona, e cila ka probleme me dëgjimin, por u është thënë se nuk mund t’i jepen informacione.

Teksa i luten të gjithë qytetarëve që kanë dijeni, ose e shohin Valbonën që të kontaktojnë në numrin e telefonit +30 694 841 0935, familjarët i tremben faktit se ajo mund të jetë në rrezik për shkak edhe të problemit me dëgjimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME