Categories Lajme

Ishte shndërruar në ”hijen e natës”, kapet 21-vjeçari në Durrës

Një 21 vjeçar i cili ishte i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit. A.D akuzohet për të paktën 11 vjedhje në Durrës, nga ku ka marrë emrin dhe operacioni i policisë, i koduar si ”hijet e natës”.

Njoftimi i Policisë: Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Hijet e natës”. Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër. Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit. Sekuestrohen  në cilësinë e provës materiale një thikë, një levë hekuri dhe një maskë të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparte celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara  me prova filmike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME