Categories Lajme

“Ishte xheloz, na turp.ëroi zonën”, flet daja i 37- vjeçarit që vr au gruan me thi kë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pasditen e sotme. Adriatik Kuka nga Korça vret gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë.

Ajo është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se viktima është Hazbije Kuka 36 vjeçe. Ndërsa burri i saj është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi Durrësin flet daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër. Ai zbulon se çifti kishte konflikte për xhelozi. Daja i autorit thotë se ata nuk vuanin nga probleme ekonomike.

“E kam nip, djalë motre, na turpëroi zonën. Që kur ka hyrë në punë, bëheshe xheloz, por nëse bëhesh xheloz ndaje. Kishin një djalë. Ishte shumë çupë e mirë. Ai ishte në punë, punonte shofer i një drejtori të OSHEE nuk e di në Durrës në Tiranë. Nuk kishte probleme ekonomike. Një djalë kanë nja 8 vjeç. Korça nuk e ka në traditë të bëjë krime të tilla”, thotë daja i autorit për Report.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME