Categories Lajme

Pezull ohen nga detyra 2 shefa dhe specialistë të pol icisë Elbasan, ja pse

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie në nivel drejtues.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykates se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

Vendimet janë:

Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”; Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME