Policia britanike ka gjetur shqiptarin e identifikuar si Daniel Gjinaj, i cili kishte tre javë i zhdukur. Daniel Gjinaj rezultonte i zhdukur që prej datës 20 gusht. Më herët mediat britanike raportuan se 17-vjeçari shqiptar kishte udhëtuar me tren në Brighton. Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë, ndërsa ende nuk janë publikuar detaje të reja mbi këtë ngjarje.
Categories
Lajme
Ishte zhdukur prej javësh, gjendet 17-vjeçari shqiptar në Britani
