Categories Lajme

Ishujt në flakë, Greqia kërkon ndihmën e BE-së

Qindra banorë janë evakuuar dhe kryeministri grek ka anuluar pushimet pasi dhjetëra zjarrfikës po përballen me zjarret në ishullin e dytë më të madh të vendit, Evia. “Gjendja është jashtëzakonisht e vështirë dhe prioriteti i parë i yni është të mbrojmë jetët e njerëzve”, tha Kiriako Micotaqis për gazetarët jashtë qendrës së departamentit të zjarrfikësve që po menaxhon operacionet, pasi më herët kish’ anuluar pushimet në ishullin e Kretës.

Micotaqis shtoi edhe se katër avionë Kanadair nga Kroacia dhe Italia i janë bashkuar përpjekjeve për të shuar flakët pasi Greqia kërkoi ndihmën e BE-së. Pasi ra nata, ekipet e zjarrfikësve luftuan për të mbrojtur disa fshatra, pasi më herët kishin evakuar banorët. Zjarri në ishullin e dytë më të madh të Greqisë, pas Kretës, i ndodhur në verilindje të Athinës, nisi në një zonë të mbrojtur dhe u përhap shpejt nga erërat e forta. Tymi dhe flakët mund të shiheshin madje edhe nga kryeqyteti grek, 90 km larg.

Mbi 200 zjarrfikës kanë luftuar me flakët të mbështetur nga 75 makina zjarrfikëse, pesë helikopterë dhe gjashtë avionë në një front prej 11 km. Greqia është prekur një nga seri vatrash zjarri që nga fundjava. Disa vatra zjarri janë vënë nën kontroll në ishullin Thasos dhe rajonin e Peloponezit. Të hënën, një zjarr i madh në pyje kërcënoi shtëpitë në periferinë lindore të Athinës, ndërsa dy vatra të tjera u shuan në maratonë, afër Matit, resortin ku 102 persona humbën jetën vitin e kaluar, në tragjedinë më të rëndë në vend si pasojë e zjarreve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME