Categories Lajme

Itali, Dy shtetas shqiptarë përfunduan në pranga, pasi plagosën rëndë një 30-vjeçar moldav dhe lënduan një tjetër

Një përshëndetje e pafajshme ndaj të dashurës së gabuar u kthye në një natë terrori në një klub nate në Itali. Dy shtetas shqiptarë përfunduan në pranga, pasi plagosën rëndë një 30-vjeçar moldav dhe lënduan një tjetër, një 24-vjeçar rus.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi viktima moldave përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve, gjest që u keqinterpretua dhe përshkallëzoi situatën në një përplasje të dhunshme, ku u përdorën edhe thika. Nga plagët e marra, 30-vjeçarit moldav iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku humbi një veshkë dhe një pjesë të zorrës së trashë.

Autoritetet italiane ngritën ndaj dy të arrestuarve akuzat për tentativë vrasjeje, plagosje të rëndë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Shefi i policisë, Marco Odorisio, reagoi me shpejtësi duke urdhëruar pezullimin e aktivitetit të klubit të natës për katër muaj.

Sipas hetimeve paraprake, motivi i përplasjes dyshohet të ketë qenë pasional.

Njëri prej autorëve të sulmit u lokalizua pas një ndjekjeje intensive, i fshehur në banesën e të dashurës së tij në Venecia. Policia e gjeti duke fjetur, i papërgatitur për arrestimin. Gjatë kontrollit, u zbuluan rrobat që kishte veshur natën e ngjarjes, një thikë 22 centimetra e fshehur në jastëk, si dhe një kaçavidë në xhepat e xhaketës.

Në një tjetër operacion, u arrestua edhe bashkëpunëtori tjetër shqiptar, i njohur për precedentë penalë në fushën e emigracionit të paligjshëm dhe armëmbajtjes pa leje. Edhe ai ishte strehuar në shtëpinë e partneres së tij. Policia i sekuestroi një tjetër thikë, që po ekzaminohet për të përcaktuar nëse është përdorur gjatë sulmit.

Në banesat e tyre, agjentët zbuluan edhe 20 gramë kokainë të ndarë në doza, një peshore precize, materiale paketimi dhe rreth 2 mijë euro cash, të cilat dyshohen si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës. Për këtë, ndaj njërit prej shqiptarëve u ngrit edhe akuza për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës të turizmit në Vlorë

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri zhvilluan një takim me disa përfaqësues të bizneseve të turizmit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në një lokal veror në Vlorë, digjen çadra dhe shezlonge

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një lokal veror buzë plazhit në Vlorë, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga plagosja në Tiranë: Sherri nisi për paratë me fajde, si ndodhi përplasja brenda restorantit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në kryeqytet mbrëmjen e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po prodhonte armë biologjike në papafingo, kapet 16 vjeçari

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur qytetin e vogël Zeithain, në landin e Saksonisë në Gjermani,…

LEXO ME SHUME