Categories Lajme

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës të turizmit në Vlorë

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri zhvilluan një takim me disa përfaqësues të bizneseve të turizmit në Vlorë. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këtë qark tha, se sot Vlora është në një realitet tjetër që e përjetojmë të gjithë dhe sidomos biznesi.

“Jemi në një periudhë të mirë të marrëdhënies së biznesit me Zyrën e Tatim Taksave. Ju jeni njohur me vendimin e fundit të qeverisë, që nëse nënshkruani një kontratë dhe pranon të keni një xhiro të paracaktuar me dy fasha, me fashën e sezonit dhe me fashën jashtë sezonit, këto biznese nuk do të kenë asnjë inspektor tatimesh për 365 ditë në derën e tyre”, deklaroi Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, ai tha se me Partinë Socialiste, biznesi ka pasur një partneritet si asnjë parti tjetër në Shqipëri, partneritet ky i domosdoshëm theksoi ai për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.

“Merita e këtij zhvillimi të Vlorës nuk i takon vetëm qeveri

sjes së Partisë Socialiste, por i takon edhe kontributit që ju jepni çdo ditë me punën tuaj, me taksat tuaja për të ecur përpara. Edhe këtë herë biznesi do të dijë të zgjedhë forcën politike që i duhet Shqipërisë për të ecur përpara, Partinë Socialiste”, u shpre Çuçi.

Kandidati për deputet Damian Gjiknuri përmendi disa nga projektet madhore në Vlorë, që kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, rritjen e vlerës së pronës dhe shtimin e vendeve të punës. Gjiknuri tha se zgjerimi i lungomares deri në Orikum dhe përfundimi i aeroportit do të çlirojë potenciale të tjera zhvillimi për Vlorën dhe jugun e vendit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME