Categories Lajme

Itali, emigranti i vjedh pistoletën policit dhe plagos kolegun, ekzekutohet

Momente terrori kanë përjetuar qindra kalimtarë në Vicenza të Italisë, kur një emigrant maroken humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Autori arriti t’i rrëmbente pistoletën një efektivi dhe plagosi kolegun e tij, por më pas efektivët e tjerë u përgjigjën me zjarr duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën Fara Vicenti, kur policia mori një telefonatë se një burrë kërcënonte kalimtarët në rrugë duke bërtitur ‘Allah akbar”. Në vendngjarje mbërritën disa efektivë të cilët tentuan ta qetësonin burrin, por pa efekt.

Në momentin që u përpoqën ta neutralizonin, ai arriti t’i merrte pistoletën një polici dhe qëlloi të tjerët. Në këtë pikë, në kushtet e vetëmbrojtjes karabinierët u kundërpërgjigjën.Tashmë një hetim ka nisur për të zbardhur përgjegjësitë për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME