Categories Lajme

Itali, I riu shqiptar 17-vjeçar që ndërroi jetë, ngjarja po hetohet si vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali natën e fundit të vitit që sapo lamë pas po hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë të një ndërtese që strehonte të mitur të pashoqëruar.

Ambienti u përfshi nga flakët dhe veç shqiptarit që humbi jetën, dy të tjerë mbetën të lënduar. Prona ishte rinovuar plotësisht në vitin 2016. Nuk dihet ende se ndaj kujt ka nisur hetimi apo nëse ka persona të dyshuar, teksa pritet një autopsi dhe hetime të mëtjeshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

“Është herët për të komentuar shkaqet e zjarrit. kemi marrë raporte të ndryshme, por është thelbësore të konstatojmë çdo detaj”, është shprehur prokurori i çështjes. I mituri shqiptar humbi jetën nga zjarri dhe u dogj rëndë edhe shoku i tij i dhomës, një shtetas ganez 16-vjeçar dhe një kujdestare pësoi lëndime të lehta. Ganezi do të jetë i pari që do të dëgjohet nga karabinierët që po kryejnë sondazhe dhe hetime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME