Një trup i pajetë që ishte duke u dekompozuar është gjetur mëngjesin e së hënës në qytetin e Torinos, në një ngjarje misterioze që ka ngritur në këmbë autoritetet e këtij qyteti.
Viktima është 56-vjeçari Marco Conforti, pronari i një autoshkolle të njohur në qytet, trupi i të cilit u gjet brenda makinës në lagjen Aurora.
Brenda makinës u gjetën shenja gjaku, çka bën të dyshojë hetuesit se mund të bëhet fjalë për një vrasje.
